d

Për ne

HISTORIKU I SHOQATËS

ENOLOGJIA

Shoqata e Verëtarve të Kosovës “ENOLOGJIA” , është shoqatë e formatit kombëtare e themeluar në tetor të v.2008 .
Shoqatën e kanë themeluar pronarët e tri kompanive për përpunimin e rrushit dhe prodhimin e verërave, me kapacitetet më të mëdha në Kosovë : “Stone Castle” , “Bodrumi i Vjetër”, dhe “ Bio Pak “ që të gjithë nga Rahoveci.
Selia e shoqatës është në Shtëpia e Verërave në rajonin vreshtar verëtar në qytetin e Rahovecit.
Kapacitetet përpunuese dhe depozituese të verërave në Kosovë janë rrethë 37 mil.lit.

MISIONI I SHOQATËS

Misioni i shoqatës është avokimi, lobimi, mbrojtja e interesave të prodhuesve të verërave në raport me institucionet lokale dhe qëndrore, pjesmarrja në grupet punuese dhe komisionet për hartimin e politikave zhvillimore të sektorit të verëtaris, analiza dhe konkluza në trendet e zhvillimeve të tregut të brendshëm dhe të jashtëm, respektimi i ligjit të verërave dhe dispozitave të ligjit, luftimin e informalitetit e prodhimit dhe shitjes të paautorizuar të verërave dhe rakis.

VIZIONI

Përmes rritjes së cilsisë së verërave dhe ngritjes së kulturës të konsumit të verërave në kosovës të rikthej naming(imazhin) që dikur kishin këto verërat, gjetjen e tregjeve të reja, rritjen e eksportit si dhe zvoglimi i importit të verërave në Kosovë.

AKTIVITETET E
SHOQATËS

Marketingu dhe Promovimi i verërave në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.
Pjesmarrja në panairet kombetare, rajonale dhe ndërkombëtare.
Hartimi i projekteve dhe zbatimi i tyre në sektorin e vertaris,
Trajnimet dhe ngritja e kapaciteteve profesionale.
Promovimi i turizmit të verërave.
Organizimi i forumeve, konferencave dhe simpoziuneve.